FALIMINDERIT, KAPEDAN ADEM JASHARI!

FALIMINDERIT, KAPEDAN ADEM JASHARI!

Të shkruash për luften kundër Derguteve e Osmanëve dhe të mos permendesh Gjergj Kastriotin- Skenderbeun, nuk ka kuptim, të shkruash per Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe te mos permendesh Avdyl Frasherin nuk ka kuptim, të shkruash per Shpalljen e Pavarsisë të Shtetit Shqiptar e te mos permendish plakun e urtë, Ismail Qemalin nuk ka kuptim dhe të shkruash per EPOPEN E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS E TË MOS PERMENDESH KAPEDANIN LEGJENDAR, ADEM JASHARIN FARE NUK KA KUPTIM.

Poashtu, të shkruash për FLAMURIN KUQEZI DHE NËNTORIN E PARË dhe te mos permendesh Gjergjin s´ka kuptim,sepse ky burrë i kombit, e ngriti per herë të parë flamurin me shkabë në Krujë, te shkruash per Nentorin e dytë dhe te mos kujtosh flamurin qe e mberthyen pllembet e Ismail Qemalit, te njejtin flamur në balkonin e Vlonës, s´ka kuptim…

Eh, Nentori i tretë, lindi KOMANDANTI LEGJENDERAR ADEM JASHARI. Lindi pikërisht më 28 Nentor.

Pra, kush e kupton, historia jonë kombetare ka kater epoka, qe permenda me siper dhe se epokë tjeter nuk ka. Ndonese disa gjakprishur, ish klysh të qenit plak-Titos, që kanë hise në krimet kunder shqiptareve, mundohen te fusin edhe një epokë duke permendur si kryetar historik, një burrec, qe zgerdhihej si hajvan me Milosheviqin, kasapin e Ballkanit, e ne veqanti te shqiptareve, qe leshoi kosen e vdekjes ne kokat shqiptare. Ky soj eshtë korbzi kombit, ish anetar te Savez Komunista Serbije… Ose: Perse historik?

Çuditerisht, kapedani (keshtu me pelqen ta quaj kapedan si ne lashtesi) legjendar Adem Jashari, e ka një dallim nga Gjergji, Avdyl Frasheri e Ismail Qemali, sepse ky burrë drenice,Kosove e shqiptarie, perpos vetes qe ra kurban, i´a fali edhe mbi 50 (pesedhjetë), anetarë të familjes. E gjitha toka e keti fisi, i gjithë livadhi u mbush me varre per lirinë e Kosovës.

Ehu, kapedan!

Jam krenar qe i takoj keti brezi, jam krenar qe familjarisht edhe ne kemi hise në ketë liri dhe qe kemi qenë ushtarë me mamzerre ne krah malit, me perkrahje dhe me mjete. Jem shumë krenar qe kemi qenë dhe do te mbetem partizan fanatik i rruges sate dhe jem shumë krenar qe kam qenë kundershtari dhe do te mbetem, kunder politikes poshtruese e mashtruese te kombit shqiptar, kunder ish qenve dhe langojve te Jozhes (Jozha, ka qenë një rus, me emrin Josip Broz-Tito,se Titon e vertet e kishin hequr qafe Gjermanet,ne Sutjeskë v.a.R. Badallaj), jam krenar qe nuk u rreshtova edhe pse kisha oferta, me ketë pjellë të ndyrë të kombit. Keta zagarë kemishen e SKS (Lidhjes Komuniste Serbe) e veshen mbrapsht ne “Demokrat”. Lidhur me ketë, ja se çka thotë Vacllav Havelli:”Komunistet nuk janë te këqij, as demokratet nuk jane te kqij, POR KOMUNISTET QE JANË BERË DEEMOKRAT JANË TË KEQINJ DHE TE POSHTER…”

Kapedan Adem Jashari, 

Personalisht dhe familjarisht nga Dera e Latë Nures, qe kemi qenë te rreshtuar 11 (njembjedhjetë) anetarë, me mamzerre ne krah, nen uniformen e komandanen Tuaj, jo nen komanden e atyre burrave te shkinave, qe quhej FARK, jemi te shternguar dhe e kemi BORXH, te i´u falenderojm per ketë LIRI që po e gezojmë sot. Te mos ishit Ju KAPEDAN ADEM JASHARI DHE UÇK-JA, nuk do te ishim te lirë, nuk do te hynim ne Shqiperi pa asnje dokument dhe as nuk do te guxonim te flisnim shqip te lirë, nuk do te guxonim te permendnim as SHQIPERINË E AS FLAMURIN. Nuk do te largoshin gjaksoret çetnikotitist nga trojet tona, që benë kasaphanë bashkë me argatret e tyre. Kanë ikur në theqafje gjaksoret çetniket e drazhes,Arkanit… Eh, ka ikur bashkë me ta edhe klyshi i tyre, Haxhi Kuçi edhe pse akoma leh kunder UÇK-es, leh se paguet per ketë punë. Per kete sojzi jemi duke shkruar liber o kapedan!

Kudo ne Kosove, valon FLAMURI KUQEZI EDHE NE PREKAZ TE VARRI I JUAJ DHE I FAMILJES TA FLLADITIN BALLIN FLLADI I TYRE. Ah, JO! Me fal, te “Institucionet” tona valon nje flamur qe i perngjan kernetes se akullores, me ca yje qe simbolizojn; shkijet,egjiptianet e shejtanin e mallkuar… Bile edhe i duartrokiten faqezinjt. Rrihnin shuplakë dhe u zgerdhiheshin, zgerdhi e jo mahi. Me vonë ju doli punë e çfar pune bile!

Kapedan,

Per ca gjera shumë më mirë qe nuk je gjallë! PERSE, do te pyesje? Eh, perse? Te tradhtuan o kapedan! E cfarë tradhetie bile te shohish! Te ranë sakicë prapa kurrizit, prapa kraheve. Amanetin Tend, qe e bere kurban jeten Tende dhe familjes, nuk e derguan ne vend. E lanë ne sokak, bejnë pazar per trojet tona te shejta,puthen me shkije buzë-buzë, lepihen se qen e zagarica, sic tha dite me parë, Simboli i Rezistences Shqiptare, Adem Demaçi, dalin ne syret… Te perqarë, shahen ne Kuvend e ne telefona tinezisht, per faqe të zezë, me selame prapa shpine i burgosin ish shoket…

Ehu, kapedan!

Perpak harrove te themë edhe dicka shumë të rendesishme. A te kujtohet, kur disa kopuk nuk kishin as opinga per te veshur? Tani janë berë milionerë! Po, po! Shtepi me nga 50 hektar tokë, hotele si ne Dubai, Villa luksoze, pomba benzine… Sheshherë kam menduar, te formoje nje parti, me i organizuar t´ia djegim,me minahedhes t´a bombardojm qeneve, po vaj halli se jane te lidhur shume me krimin-gjyqsorin. Hajni i thotë hajnit, hajn. Duke ber garë se kush ka vjedhur me shumë. E rjepin Kosoven deri ne palcë, E MOS E GEZOFSHIN! Si qen luftojn per karrikë. ZOTIN JA KEMI LENË DORZAN!

Ehu, kapedan,

Nuk kishte gjë me keq, se jetimet e DESHMOREVE, nuk kanë bukë në sofer, luftetaret qe i lanë gjymtyret bjeshkeve, kunder hordhive serbe dhe mercenareve rus, nuk kanë as ilaçe per t´i mbyllur plaget…

Ngritu nga varri o Kapedan, e peshty te gjithë në surrat, se e meritojnë ky sojzi edepsez!

Ne pakufi faliminderit, KAPEDANI LEGJENDAR ADEM JASHARI!

TË PËRULEM JUVE, 56 ANËTARËVE TË FAMILJES SUAJ DHE TË GJITHË DESHMORËVE TË KOMBIT!

JU QOFTË I LEHTË DHEU I SHQIPERISË SË BASHKUAR!

Me shumë respekt, RESHAT BADALLAJ