Arti - Kultura

Në Shkodër u promovue libri “OAZI I ARTË I GJUHADOLIT”

507
0

Nga Paul Tedeschini

Të dielen,dt. 18 shtator 2011,tek Kisha e Motrave Stigmatine të Shkodres,Famullia e  “Shen Shtjefnit” Shkoder dhe Biblioteka publike “Marin Barleti”,promovuen librin “Oazi i Artë i Gjuhadolit” të Gjon Stefa Missaglit.

Promovimi ishte i nji natyre të veçantë nga ana ndërtimore. Ajo u paraqit si në anen shkencore të trajtimit të disa kapitujve të këtij libri si:

1*  Atdhetarë e politikanë në “ Oazin e Artë të Gjuhadolit” ligjërues Dr. Rokin Daberdaku.

2* Klerikë e rregulltarë në “Oazin e Artë të Gjuhadolit” ligjërues Dom Gjovalin Sukaj.

3* Shkrimtarët në “Oazin e Artë të Gjuhadolit” ligjërues Prof. Alfred Çapaliku.

4*  Piktorët në “ Oazin e Artë të Gjuhadolit” ligjërues piktori Zef Paci,

5* Jeta kulturore në “Oazin e Artë të Gjuhadolit” ligjërues Gjovalin Çuni.

6*  Korpusi i muzikës së kultivueme shqiptare në botimin e librit. Ligjertues Gjon Shllaku. Gjithashtu promovime,qe i ndërthurun me ndërhymje të larmishme artistike tue shfrytëzue krijimtarinë e autorëve që janë trajtue brenda në këte liber si:

7* Interpretime të poezive të prezentueme me mjeshtri nga Merita Smaja,Gjon Kola  e Ornela Zmalaj.

8* Ndërhymje humoristike nga dyshja Qazim Çela e Gac Kodrina.

9* Interpretime vokale nga Kori “Prenk Jakova” nën drejtimin e maestro Gjon Shllakut.

Në mbyllje,autori i librit Gjon Stefa,mbasi falënderoi ligjëruesit për analizën e bame e fjalët e mira që folën,u ndal në rreshtimin edhe të disa kapitujve të tjerë që janë në liber po në pamundësi trajtimi,po që janë jo ma pak të vlefshëm e interesant si:  bashkësitë fetare,mësimdhënësit,në artin skenik,sportistët,në mjekësi,në llojshmërinë profesionale,koleksionistët,të perspektivës,humoristët si dhe të veçantat e Oazit të Gjuhadolit.

Mbasi,falënderoi të gjithë pjesëmarrësit tue veçue nderimin e bam nga Prefekti i Shkodres Z. Maxhid Cungun,Kryetarin e Qarkut të Shkodres Z. Gjovalin Kolombin,përfaqësuesin e fesë islame Haxhi Fevzi Zaganjori si dhe nji falënderim të veçant për Famullitarin e Shkodres Dom Gjovalin Suken që qe së bashku me Z. Ferdinand Melguzhin,president të firmes “Melguzhi”,qenë sponsorizuesit që mundësuen këte veprimtari të bukur.  Falnderoi gjithashtu dhe të gjithë ato që kontribuene në këte veprimtari si dhe ato që e kurajuen dhe e ushqyene me materiale informative në pasurimin e librit si të moshuemit Ndoc Gurashin ,Mark Palin,Pjerin Palin,dhe Alfred Daberdakun,Gjon Shllakun,Viktor Jubanin etj. si ndihmen kompjuterike të Florjan Kurtit.

Libri “Oazi i Artë i Gjuhadolit” – Vështrim panoramik historik- tenton të jetë nji enciklopedi e vogel territoriale e cila evidenton vlerat e nji pjese të vogël të qytetit zamadh të Shkodrës,nëpërmes 123 portretizimeve të cilët i dhanë këte shkelqim të artë jo vetëm Oazit,qytetit të Shkodres,po duhet pranue,se ato rrezatuen edhe në rrang kombëtar e ndërkombëtar. Libri ka 520 faqe dhe shoqnohet dhe me album fotografik prej 26 faqesh.

Autori pohon:“ Ajo që na shtyni të hartoi këtë libër modest si nji vështrim panoramik historik,asht që të kontribuoj sadopak,si qytetar dhe banor i kësaj lagjeje që shumë prej figurave dhe vlerave qi mbartin ato të mos fshihet prej harreses së kohës. Për hater së vertetes,ka qenë nji obligim qi kërkonte guxim,lodhje,këmbëngulje dhe investim kohorë dhe financiar për të arritun sa do pak qëllimin e pasqyrimit sa ma saktë,sa ma shumë,sa ma bukur të copave të historisë dhe të jetës së këtyre banorëve të shquem. Jena të ndërgjegjësuem se libri ka hapsina boshe të pa mbushuna,për mungesë informacioni. Kjo me që tashma gjinden pak dëshmitarë të gjallë të kohës së shkueme dhe se mua kaq mu dha mundësia me ba,por jo për mungesë vullneti apo paragjykimi. Në të ardhmen,shpresojmë të kena nji ribotim që të mbushi boshllëqet si dhe do të bajë korrigjimet e verejtuna.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here