Diaspora

”BABADIMRI KOSOVAR” 150 DHURATA PËR FËMIJËT SHQIPTAR NË BORÅS TË SUEDISË

432
0

Nga Sokol Demaku

Një traditë shekullore e këtij populli fisnik në festimin e festave të fundvitit edhe sot është prezente dhe ka filluar të aplikohet edhe nga ardhacakët të cilët nuk janë të pakt në këtë skaj të rruzullit tokësor këtu në hemisferen e veriut, pra në Skandinavi konkretisht në Mbretërine suedeze.

Festat e fundvitit këtu në Suedi festohen në mënyrë madhështore dhe ne forma dhe mënyra të ndrsyhme, kësaj tradite kohëve të fundit kanë filluar ti përshtaten edhe shqiptarët. E gjithë kjo në kuadër të integrimit të të ardhurëve në jetën dhe kulturën e vendit ku ata jetojnë dhe në përkrahjen e shtetit suedez dhe komunave ku ata jetojnë, për të haujt respektivisht të ardhurit.

Këtë vit u pa më së miri se sa aktiv janë mergimatrët shqiptar dhe se sa ata kujdesen që edhe me të vegjlit të ndihen të lumtur dhe se me të vertetë dikush mendon dhe angazhohet për ta.

Në këtë dhjetor respektivisht me 19 dhjetor në lokalet e Fjärdingskolan të Borås, në organizim të Qendres kulturore shqiptare ”Migjeni” me seli ne Borås u organizua pritje e Vitit të Ri për voglushët shqiptar dhe mysafirët e tyre femijët suedez dhe kombeve dhe kombësive tjera të cilet vijojnë mësimet në ketë vatër arsimi, në këtë qyetet dhe qytetet për rreth.

Në këtë manifestim moren pjesë mbi 150 voglush shqiptar së bashku me moshataret e tyre me kombësi të ndryshme. Fëmijët ishin të pranishëm në këtë manifestim me recitime, këngë, ndersa për me të vegjel dhe të pranishmit në këtë manifestim madheshtor mbajti një ligjeratë mbi integrimin në shoqëri Mag. Sadula Zendeli Daja.

Daja ishte kujdesur që ky manifestim të jetë sa më madhështor, si Daja di vet dhe ka ambicie.
Pra fëmijët nga qyteti Borås kishin një rast të veçantë, për gëzime, për dallim nga moshataret e tyre shqiptar në qytetet tjera të Suedisë ku ata jetojnë. ”Babadimri nga Kosova” i cili një kohë të gjatë kishte bërë përgatitje serioze për udhetimin e tij në veri në qytetin Borås të Suedisë, në të cilin jetojnë dhe mësojnë shumë voglush shqiptar, në këtë qytet në veri të Europës ku Babadimri u ndau dhurata në një vperimtari të organizuar me këtë rast, këtu në Borås fëmijëve shqiptar, por jo vetëm me kaq, Babadimri u solli edhe shumë të fala nga moshatarët e tyre nga fëmijët e Kosovës, nga fëmijët e vendlindjes, nga Kosova.
”Babadimri kosovar” në thesin e tij të mbushur enkast për voglushët boråsar me dhuarata nga plaka e tij në Kosovë kishte sjellë për ta libra, libër i cili nën përkujdesjen e Sadula Zendeli Daja ishte perkthye në gjuhën suedeze dhe tema e librit ishte Kryetrimi legjendar shqiptar Skenderbeu në botim të shtëpisë botuese nga Tirana Toena, por Babdimir kishte sjelle më vete edhe përshendetje të perzemerta dhe të ngrohta nga kosovarët për fëmijët këtu.
Kjo ishte një kënaqësi për fëmijët tanë, kjo ishte një respekt për ta, pra në të ardhmën jam i mendimit thotë sadulla Zendeli-Daja se ne duhet të angazhohemi edhe më dhe të jemi se bashku dhe që këto manifestime të jenë sa më mirë të organizuara dhe të përfshihen të gjithë fëmijët që jetojnë në këto anë . Është punë e madhe që të organizojmë manifestime të tilla, ku fëmijët tanë do takohen dhe njihen me njëri tjetrin.

Madhështinë e manifestimit ia shtuan edhe recitimet e përgatitura nga nxënësit i Fjärdignskolan në gjuhën shqipe dhe suedeze kushtuar heroit legjendar Adem Jashari, humnaitares shqiptare Nena Terezë, besës shqiptare e shumë virtyteve tjera të kombit tonë.

Përkthyesi, poeti, shkrimtari dhe publicisti Sadula Zendeli-Daja me këtë rast ndau për miqt suedez libra dhe fjalor suedisht- shqip dhe pasuroi fondin e bilbiotekës së Fjärdingskolan me fjalor dhe libra shqip, por me pasion u muar edhe fjalori në katër gjuhë dhe me 1000 ilustrime punuar nga Daja dhe botuar nga shtëpia botuese Toena, në gjuhën shqipe-angleze-suedeze dhe italiane.

Tradita mbetet traditë dhe duhet të vazhdojmë edhe ne të ardhmen me këtë traditë e cila mendojme se duhet të përhapet në të gjitha ato pjesë ku jetojneë dhe frymojnë shqiptarët. Kjo është kerkesë kohe, është kërkesë e cila imponohet nga gjenjda aktuale ne të cilen gjendemi, sepse po të mos vazhdojme kështu ne na pret nje asimilim dhe atëhere do jetë vonë për të nderrmarë dicka në këte drejtim.

Në kryesinë e QKSH ”Migjeni” na thanë se për cdo vit marrin letra perkrahje nga prindër nga regjione të ndryshme të Suedisë kur ata lexojnë e dëgjojnë për këto aktivitetet ë kesaj Qendre në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqipe. Një nënë nga regjioni Dallarna thonë ketu tu ketë shkruar dhe ate kërkon që edhe atje nese ka mundësi ky Babadimër të vizitoj voglushët shqiptar, por këta thonë se nuk ka mundësi dhe kushte për një gjë të tillë por ndoshta do ishte me ineteres që ata të cilët janë kompetent për qështjet e mësimit të Gjuhës shqipe apo edhe për aktivitete kulturore të angazhohen por edhe të konatktojnë këta entuziastë këtu në Borås dhe të ndermarrin dic në këtë drejtim.

Pasditja ishte rezervua për takime me miq suedez, në mënyrë që edhe daja por edhe aktivistë të QKSH ”Migjeni” të kembejnë mendime dhe ide për një të ardhme me të mirë të të gjithëve në këtë vend.

Ishte impresionues takimi me Drejtoreshen e Drejtorisë së arsimit të Distriktit të Lindjes së Komunës Borås, Gylsen Özdokan, e cila veq kishte ne dijeni punën dhe aktivitetine të madhit Sadulla Zendeli – Daja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here