Lajme

    “PAS GJURMEVE” PER GJASHTE MUAJ… PA GJURME !

    143
    0
    Odhiseja  e trishtë e këtij  filmi të Kinostudos “Shqipëria e re” që  fitoi cmim në Festivalin Ndërkombëtar të Xhifonit,(Itali), më 1979

    Nga Skifter Këlliçi

    Ma rastisi njw ditw qw  nga Tirana kwtu nw Kuinci,(Boston),ku jetoj, mw mori nw skajp njw mik.Duke mw pwrshwndetur nga  ekrani tij   ai u mwnjanau disi dhe mw tha:””Shih se cili film po shfaq njw nga kanalet tona televizive.” Kwtw radhw nga ekrani i televizorit tw tij pashw pamje nga filmi pwr fwmijw “Pas gjurmwve”,me skenar timin.Eshtw nga filmat e shumtw qw realizoheshin cdo vit  nga Kinostudioja “Shqipwria e Re” gjatw periudhws sw diktaturws komuniste,kur pwr fat tw keq sot realizohet njw ose shumw-shumw dy nw vit(?!)

    Dhe pwr sa e sa tw sajtwn herw m’u kujtua njw ngjarje e trishte, tw cilwn po ua rrwfej lexuesve tw kwsaj gazete.

    Ishte një mbrëmje e 2 shtatorit të vitit 1979.Një mbrëmje e paharruar për mua,sepse të nesërmen do të martohesha.Dhe ja, papritur, në derë u dëgjuan trokitje.E hapa dhe pashë që në mesore u fut tërë gaz miku im, gazetari i njohur,Napoleon Roshi, asokohe shefi redaksisë së jashtme të gazëtës “Bashkimi”.Mbante në dorë një fletë të cilën, ma zgjati dhe më tha:”Filmi “Pas gjurmëvë” ka fituar cmim special në Festivalin Ndëkombëtar të Xhifonit në Itali.Urime dhe ty si skenarist i tij!”Dhe më përqafoi.Nënës iu bushën sytë me lot nga gëzimi.Pikërisht në një ditë gëzimi të rrallë,shtohej dhe një gëzim po kaq i rrëllë.

    Lexova fletën që më zgjati.Ishte një lajm  ATSH-së, marrë nga agjensia italiane “Ansa”.Në të shkruhej se “Pas gjurmëve”,film i regjisores së talentuar, Xhanfise Keko dhe me skenar timin, kishte fituar cmimin  e “Presidentit të Republikës Italiane”, midis 95 filmash nga 75 vende të botës.Pastaj jepeshin hollësi se si presidenti  Festivalit të Xhibutit,Guziboti, në ceremoninë dhënies së dhënies së cmimeve e kishte cilësuar filmin shqiptar si një befasi të këndshme dhe se pjesëtarët e jurisë, që ishin mbi 1500 fëmijë të pranishëm në ditët e festivalit, juri me të vërtetë shumë origjinale, e kishin pëlqyer këtë film pa masë.Kishte në atë lajm të zgjeruar edhe jehonën e e festivalit dhe të filmit në shtypin italian.

    “Nesër ky lajm do të botohet në faqet e para të shtypit,- më tha Napoleoni duke më përqfuar edhe një herë.-Nuk është vetëm sukses i Xhanfisesë, yti, i grupit krijues, por i tërë artit tonë kinematografik”.

    Të nesërmen shkova me nxitim në librari dhe  bleva “Zërin e Popullit”,Bashkimin,”Dritën”,gazeta që botoheshi të dielën,Por më kot, ky lajm nuk ishte botuar jo më në faqen e parë, por as të fundit.Hapa radion e televizorin,por, përsëri më kot: për këtë ngjarje as edhe një njoftim.Shkova dhe takova në shtëpi Napoleonin dhe i rrëfeva se c’kishte ndodhur..Mbeti edhe ai i habitur.”Mbase njoftimi  do të botohet të martën,-më tha, sepse të hëhën nuk botoheshin gazeta.

    Por as të hënën, as të martën, as edhe një ditë ky  njoftim nuk u botua.

    U habit edhe Xhanfiseja, e cila ishte edhe e shoqja e kineastit të njohur, Endri Keko.Me që kishin mik të ngushtë jo vetwm njw nga drejtuesit kryesorw njw figurw tw madhe letrare, por gjithashtu edhe anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së, ata të dy nxituan të takonin edhe atë që të merrnin vesh se si ishte e mundur që të mos bëhej i njohur publikisht një sukses i tillë.

    Të mos harrojmë se Kinostudioja deri atëherë kishte fituar cmimin e parë në Festivalim Ndërkombëtar të Beogradit, me filmin e “Lulkuqet mbi mur”,të regjsorit të njohur Dhimitër Anagnosti dhe një cmim tjetër me filmin “Beni ecën vetë”,sipas skenarit të shkrimtarit të shquar Kico Blushi,me regji të vetë Xhanfisesë, pa dyshim regjisorja më e mirë edhe sot për filma për fëmijë dhe me njohje ndërkombëtare.Kështu që këtyre sukseseve i  shtohej edhe një i tretë.

    Pas disa ditësh doli në shesh kjo e vërtetë sa e ankthshe, aq edhe qesharake:Njoftimi për këtë sukses,as nuk botohej, as jepej në RTVSH, me urdhër të Komitetit Qendror dhe as që  do të bëhej ndonjë mbledhje sic ndodhte në të tilla raste, sepse cmimi ishte dhënë nga… presidenti i Republiës Italiane!..

    Ishte më të vërtetë një budallallëk më brirë.E para, sepse presidenti italian, që n atë kohë ishte Pertini, një njeri aq popullor edhe për veprimtarinë e tij antifashiste gjate Luftës së Dytë Boterore, nuk kishte qene fare në këtë ceremoni dhe, e dyta, ky cmim ishte simbolik dhe i përhershëm për këtë festival, pavarësisht se cili president ishte në Itali.

    Ja përse as shkrimtari ynw i madh , as drejtori i atëhershë i Kinostudios,Vangjush Zallemi, as Endri Keko, nuk kishin mundur të canin këtë mur të lartë që ngrinte Kupola e Kuqe,me justifikimin se në shtypin tonë nuk mund të  publikohej  kurrë dhënia e një  cmimi një filmi shqiptar…nga një president i një vendi kapitalist, si Italia.

    Dhe të mos harrojmë se, sic u mor vesh më pas, për tërheqjen e këtij cmimim,në Xhifoni, një qytet i vogël pranw  Napolit, kishte shkuar atasheu kulturor i ambasadës sonë në Romë, që në fakt ishte punonjës i Sigurimit të Shtetit.Ai ishte vënë në pozitë kur gazetarë e kineastë i  kishin bërë pyetje për zhvillimet e kinematografisë shqiptare dhe artit tonë, të cilave, s’do mend, e kishte të vështirë t’u përgjigjej.Doemos, nuk mund te ndodhte ndryshe, kur në këtë festival nuk kishte shkuar të paktën regjisorja e filmit që ishte kërkuar atje me të madhe atje.

    Kisha një shok të ngushtë në Komitetin Qendror, me të cilin kisha mbaruar studimet, i cili kishte lidhje të drejpërdrejta me Ramiz Alinë. Por më kot.Edhe ai më këshilloi që të mos merresha më me këtë ceshtje. Me këtë rast e shoh të arsyeshme t’i njoh lexuesit se c’ishte ky film.Më 1972 kisha botuar romanin “Pas gjurmëve”, vazhdimi i ngarjeve të romanit tjetër “Kujtimet e mëhallës së vjetër”,të dy vepra për fëmijë, temë që kurrë nuk e kisha trajtuar, duke qenë se nuk kisha qenë dhe nuk as sot nuk jam i  aftë të shkruaj qofte edhe një përrllë për fëmijë.Por në këto romane  kisha përshkruar ngjarje të fëmijërisë sime.Sidomos te “Pas gjurmëve”, ngjarjet e të cilit zhvillohen në vitet e para të Pasclirimit gërshetuar me veprime  aventureske: dy vëllëzër binjakë, sic isha në fakt unë dhe im vëlla, Luani, me shokë,ndërmarrin aksione për zbulimi ndaj  një keqbërësi, fshehur pas pamjes  së një plaku babaxhan.Ata e bëjnë këtë edhe ditën edhe natën duke u kacavjerrë nga dritarja e dhomës së tyre me carcafë të lidhur si litarë dhe duke sajuar  më tej episode komiko-dramatike.

    I nxitur nga disa shokë shkrova edhe një skenar bazuar në këtë roman të cilin, më pas, Xhanfise Keko e pëlqeu.Pas vërejtjeve të redaksisë së skenarëve në Kinostudio, skenari iu nënshtua edhe kërkesave të vetë regjisores së talentuar dhe redaktorit, Muharrem Skënderi. Kështu. më 1979 filmi përfundoi së xhiruari dhe montuari.Në rolet kryesore luanin fëmijët Ylli Trajce, Herion Mustafaraj,Genci Mosho ,aktori i madh, Sulejman Pitarka;kompozitor i filmit ishte Nikolla Zoraqi,piktor Shyqyri Sako, më fjalë te tjera, grup krijues me të vërtetë autoritar.

    Një dite fundjanari të vitit 1979 Xhanfiseja më takoi enkas dhe më njoftoi plot gëzim se filmi ishte parë edhe nga anatërë të Byrosë Politike dhe ishte pëlqyer.Madje shoku Ramiz Alia kishte falenderuar me këtë rast  autorët e filmit.Ishte me të vërtetë një gëzim i madh edhe për mua.Por ja c’na dilte.Pas suksesit nëpër kinematë tona, pas fjalëvë të mira, madje edhe në gazëtën “Zeri i Popullit”,që shkruante vetëm për vepra të njohura letraro-artistike, vinte një arritje edhe më e madhe,këtë radhë në arenën ndërkombëtare, njoftim që  nuk jepej as në shtyp as në RTVSH, sepse ”cmimin e paskësh dhënë …presidenti i Republikës Italiane….”

    Njerëzit më pyesnin ndërkohë se c’kishte ndodhur që cmimi nuk publikohej në shtyp.Bëra mirë  atëherë që qepa gojën,  sepse mund ta ndërlikoja veten në situata jo të këndshme, po të shkonte fjala te ata të  Sigurimit të Shtetit, ku edhe mund të më akuzonin se po bëja propagandë  armiqësore duke ngulur këmbë për një cmim të tillë…

    Erdhi kështu fundi i  janari të vitit  1980. Një të shtunë vonë në mbrëmje,krejt rastësisht, mora vesh se filmi “Pas gjurmëve” do të shfaqej   të nesërmen në ekranet e TVSH-së..Menjeherë në mëngjesin e së dielës i telefonova shokut tim në Komitetin Qendror  që t’i bënte një telefon Ramiz Alisë e t’i shpjegonte se nuk kishte arsye që para se të fillonte filmi të mos jepej njoftimi se ky film kishte fituar cmim ndërkombëtar…M’u përgjigj se e kishte të vëshirë që ta bënte këtë,aq më tepër që ishte e diel.

    Atëherë më lindi një ide tjetër që doli e hajrit.I shkova në shtëpi Alfons Gurashit, telekronistit tonë të njohur në RTVSH..E dija që ai kishte miqësi me Dhimitër Tonën, drejtor i drejtorisë së Shtypit në Komitetin Qendror.Dhe kjo, sepse Alfonsi, si autor i telekronikave për udhëheqëist më të lartë, kishte pasur rast të njihej drejtpëerdrejt edhe me Enver Hoxhën, dhe se kronikat e tij, para se të transmetoheshin, i kontrollonte jo rrallë edhe Dhimitër Tona.I shpjegova Alfonsit se si ishte puna,dhe për fat të mirë ai nuk ngurroi t’i telefononte në praninë time drejtorit të madh të shtypit.Ky i fundit.,nga ana tjetër e telefonit, premtoi se do t’i jepte përgjigje më pas.Dhe kështu ndodhi.

    Nuk di se më kë bisedoi Dhimitër Tona.Mbase me Ramiz Alinw, mbase  edhe më lart.Por fakti është se u dha pëlqimi që  në njofitmin që do të jepej në TVSH,para fillimittë filmit, duhej theksuar se filimi…tashmë legjendar, kishte fituar  cmim,por jo “të presidentit të Republikës Italiane”, por thjesht cmimin e tretë.Përsëri havazi i Mukës, se tjetër ishte cmimi i tretë dhe tjetër cmimi  në fjalë.Por nuk kisha nge të mendoja për këte cinformim!….

    Shkova bashkë me Alfonsin në zyrën e programacionit të TVSH-së.Atje vetë formulova njoftimin.U ktheva në shtepi.Isha i tendosur e mezi prisja të vinte ora e shfaqjes së filmit.Kisha ende frikë se mos nga lart ishin bërë pishman.Sidoqoftë, njoftova Xhanfisenë përgjithcka që kisha bërë.U gëzua pa masë..

    Erdhi ora 21.00.Në ekran u shfaq paraqitësja e programit që shqiptoi këto fjalë:”Dhe tani do të shfaqim filmin artistik shqiptar, “Pas gjurmëve”, prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”.Ky film ka fituar cmimin  e tretë në Festivalin Ndërkombëtar të    Filmit për  Fëmijë në  Xhifonit,(Itali), midis 95 filmave nga 75 vende të botës.”.

    Të nesërmen pa dalë mirë nga shtëpia , njerëz që i njihja dhe nuk i njihja, më thoshnin:”Urime për cmimin, urime për filmin..Sukses i madh!..”

    Kjo ndodhte gjashtë muaj pasi filmi kishte fituar këtë cmim.Dhe mund të kishin kaluar edhe gjashtë vjet e “Pas gjurmëve”mund të kishte  vazhduar të… humbiste gjurmët.Dhe kjo vetëm e vetëm se kishte pasur mëkatin të fitonte cmimin e  …”Presidentit  të Italisë”…

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here