Krijimtaria

ARRATISJA

1979
0

Nga Siri Sulejmani

Dola ne pension ne ato vite ku te gjithe shqiptaret jetonin kulmin e krizes ekonomike dhe stesin e rradheve te gjata, te nisura qysh nga mesnata per te marre nje kile mish importi, per te cilen zerat thoshin se ishte mish kanguri i ardhur nga Argjentina. Lodhjen nga ajo ekonomi ndrydhese ma shtonte edhe koha boshe. Nuk dija cte beja me kohen. Nuk isha mesuar te rrija kot, per vite te tera isha endur ne kater anet e vendit me pune te lodhshme si manovrator i makinerive te renda por gjithsesi me kohen e angazhuar ne pune. Vendosa te caja mallet ne juge te vendit dhe te shkoja klandestin net Greqi , deshire kjo qe nbuk ma perkrahte as gruaja, por as vajza e djali, ndonse ishin ne shkolle, ne ate moshe qe kane aq shume nevoje femija per pake jete te gezuar. U nisa naten dhe ne mengjes arrita ne Kapshtice. Me pasaporten me nje vule per te cilen, pasi kisha paguar tete mine leke, me kishin siguruar “ustallaret” se ishte e sigurte per te kaluar kufirin normalisht.Kur mbrita ne Kapshtice,nje officer per te cilin kasha nje rekomandim miku,me tha se falsiteti i pasaportes ishte i dukshem edhe per nje ushtar grek e jo me per oficeret e kontrollit rigorozu. Nervozizmi nuk me beri te ktheshs prapa. Prita te binte nata dhe u nisa drejt malit, i vetedijshem per c’te ndodhte. shqiperia jetonte kaosin e ndrimit te sistemit,.krimi ne kufi ishte fare i lehte pasi vrasja e nje shqiptari qe kalonte kufirin si klandestin, nga te dy anet, ishte fare e lehte, madje me teper nga atdheu im. Aty nga ora 11 e nates u gjenda perballe piramides se kufirit ne ballin e seciles lexov:“Republika Popullore Socialiste e Shqiperise”Brenda vetes ndjeva nje dridhje te cuditshme, ecila vinte nga hieja e rende e frikes se perjetuar nga shqiptaret per gati nje gjysem shekullipesha: “Tradhetar i atdheut” Lart ne qiell shtynin njera tjetren re te grisura, te lara nga drita e nje gjysmehene ecila me bente drite mbi hapesiren qe me rrethonte. ”. U perkula, shkula nje dore bar mali. aroma e tij me pershkoi te gjith qenein e mendja ne çast me fluturoi ne fshatin e lindjes, ne femijirine kur kisha njohur per here te pare eren e tokes dhe te barit. Pa dashur, syte mu rrembushen me lot dhe ne trup me dukej sikur me ishin future ne gjak miliona miza dhe kishin marre vrapin.E kalova piramiden . Pak me tej perseri provova eren e barit “grek”, por e njejta ere, e njejta toke poshte meje, i njejti qiell mbi mua dhe e njejta hene ndriste boten e tere . O Zot, kush ka qne valle djalli I pare qe me nje gur te ndaj popujt per te vrare per jate njeri tjetrin? mendova rreufeshem me vehte. Sipas “ keshilles se oficerit ne Kapshtice, duhej te kaloja dy lugina e nja tri kodra per te pare dritat e fshatit grek . Gjuhen greke per komunikim normal e kisha mesuar ne vitet 1960-62” ne Vurg te Sarandes , ku isha punesuar si eskavatorist, por ne te vertete,me duhej te studjua terenin per realizimin e nje enderre te bukur, te larget, te frikshme, e cila per fat te keq deshtoi, dhe mbeti per tu realizuar 47 vjete me vone, pra ne naten qe po ju tregoj. (si kofini pas te vjelit, pasi jeta ngjitej ne vitet e fundit… Ecja ne token e huaj, neper rrepira, lugina te errata e kodra , me mendjen e shpresen ne qiell e hijen e frikes ne toke. Ne oren 3 mbrrita ne fshatin grek dhe te shtepia e pare, sipas porosise se mikut officer, i fola Spiros, te njohurit te tij, shofer taksie. Pas pak ne shkalle me dolli nje grua dhe me tha se Spiroja ate nate kishte qendruar ne Follorine. Ndersa mendoja se ku mund ta kaloja naten derisa te zbardhte mengjesi, dikush me foli qe tej rruges: “ Ela file, eladho” ( eja mik eja ketu). Ishin dy vete punojes te Asfalise.. Me nje elektrik ne dore me pane pasaporten, ma quajten false vulen dhe me vune ne mes per te kaluar ne zyren e tyre.Mu be shpirti balte.

Ate gjendje te rende shpirterore e kasha kaluar edhe nje here ne jete madje edhe me keq: Ne 11 prill, ne oren dhjete ndersa po shkoja ne pue ne fshatin Tilaj te Kavajes, te kryqezimi I plepave,sic quhet, me rrembeu nje veture Fiat gri,e sigurimit te shtetit dhe pasi me shpuri ne Berat,ne katin e peste te hotel turizmit me perballen me akuzen: “Armik I parties dhe I popullit”!!! Shefi tre veteve ishte nje burre spurdhjak,lap te cilin personalisht, mund ta hidhja fare lehte nga dritarja, por ai ishte shtei, ishte krimi i diktatures se eger, te cilen e kishin lene prapa Envermemetajt..Per hi rte se vertetes akuzat I kishin te sakta, te marra nga”shoket”e mi si b.f.: Tufezimi i bagetive nga Partia u hoqi nga goja fshatareve sapllaun me dhalle( e vleresoja shume te shkreten pasi kisha shuar etjen qysh foshnje, si bir nje familjeje qe kishte dikur mbi katerqind dhen) Po ta le ate hetuesi te dhunshme te mos dale ne pozicionin e shume batakcijve te cilet pasi lepine per vite te tera pjaten e komunizmit,tashti na rrahin gjoksin per demokracine.. Pra atje ne token e huaj, ne mes t5e dy oficereve te asfalise,mbi te gjitha me ndrydhte vetem frika e kthimit prapa nga qe i isha nisur asaj udhe me nje fiksim te cuditshem qe vetem une e dije: o te arrija ne Athine o te punoja per te fituar dicka, per te ndryshuar sadopak jeten e femijeve, per te vazhduar shkollen te qete , ose le te mbetesha pa jete ne token e botes. Tani qe po hedh ne leter ate cast me vjen ne mendje pyetja qe i bera vetes: C’te bej o zot, te ndryshoj kete gjendje?: Dhe ja, instiktivisht pergjigjja erdhi: : Dhenulete sasparakalo, pistevet esis sto theos” ( Nuk me thoni, ju lutem a besoni ju ne Zot?!) ata u ndalen dhe njeri qe mesa dukej ishte eprori i tjetrit tha: “ Si nuk besojme? ju shqiptaret nuk besoni?! _Une I besoj Zotit dhe me shpresen e tij jam nisur per te ndihmuar pese femijet e mi, te rriten e te mesojne ne shkolle. Iu pergjigja ( duhet te them se dy femijeve qe kasha realisht u shtova dhe tre te tjere me bindjen se genjeshtren pa deme te hallit Zoti e fal..- Atehere vazhdova, kur besoni ne Zot ku me shpini mua? A nuk jemi te gjithe bijet e Zotit, i cili na shikon nga lart dhe cuditet me ne pse bejme keq njeri tjetrit! Ne jemi vellezer.. Kishim ndaluar te tre. Ndjeva se kisha bere mat me nje levizje. Shefi i tha tjetrit: “ C’thote ky more Kiço? -Mire thote i shkreti., eshte plak dhe shkon te punoje kaq larg “. Shefi u mendua nje cast. Une ndjeva se hena kish qendruar mbi mua. Ai tha: “kala barba, eqis dhiqjo dheneqi problima ( mire xhaxha, ke te drejte, nuk ka problem) Ik dhe degjo ketu: Do te shkosh afer asaj shtepise se fundit ,atje afer eshte nje mullar me bare . Fli aty sa te gdhihet dhe do t’i flasesh te zotit te shtepise . Ilo e quajne . do t’i thuash me porosine e Kiços se Afalise te te coje me taksine e tij ne Follorine. Natyrisht , do ta paguash:. Eshte e kote te them se cfar gezimi me harlisi shpirtin. Hapa zinxhirin e nje cante ku pervec disa teshave, kisha dhe dy gjysme litra me raki dhe nje me konjak “Skenderbej” te blere ne Korce. Iu luta ta merrnin konjakun duke u thene se ishte nga me te miret ne Europe . Shefi qeshi dhe me tha: e di e di,por vure ne cante se do te duhet rruges “. Kembengula . “Epo mire, po e marrim si dhoro nga barba “, tha ai. U shterngova duart. Dhe sapo bera pak hapa e pyeat nese do te degjonte shoferi per te me ndihmuar. “Ik e mos kij merak. E di vete ai . thuaji qe je miku im”. Te nesermen fjalet e tij u realizuan. Shoferi me coi ne Follorine dhe prej andej u nisa per ne Athine me trenin e mbremjes…

Ps :

Po i pasqyroj keto shenime I bindur se brenda tyre jane halle, gezimet, ankthet tona. Eshte dashuria dhe urrejtja, eshte mirekuptimi dhe historia jone dramatike por dhe vitaliteti per te mbijetuar si dhe besimi e shpresa per nje te ardhme me te mire per te mos pasur zili boten per te mos ecur me ne udhet qe na poshterojne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here