Çështja e fusnotës është bërë një problem shumë mediatik dhe ka krijuar huti tek opinioni dhe qytetarët e vendit. Nuk është as hera e parë dhe padyshim as e fundit, kur opinioni publik merret me një problem pasi qe të ndodh diçka. Kësi soji faktori, politik i Kosovës ka bërë standard të sjelljes, debatin, pasi që një gjë bëhet akt i kryer. Sa për ti kujtuar vetëm disa: debati për simbolet shtetërore, për kushtetutën e vendit, për barrikadat në Veri etj etj. Bisedimet e quajtura teknike nga Qeveria e Kosovës dhe realisht politik nis e sos, kësaj radhe “papritmas” sollën një far marrëveshje, por tani në nivelin më “akademik”, pra marrëveshje fusnotash. Kjo fusnotë çoi shumë pluhur në mediat vendore të Kosovës, ndërsa subjektet politike dhe analistet politik e jo politik, qeveritar e opozitar, u bënë të zëshëm pasi kjo fusnotë thuajse u bë marrëveshje. Ndonëse politika kosovare ishte në gjumin dimëror, sekush nëpër (shpellat e tyre), pasi mori dhenë jehona e fusnotës, shumë nga politikanët dhe para-politikanët, morën vrapin me trok mësynë për ta zënë sado pak patriotizëm dhe për ta kundërshtuar apo disa tjerë për ta reklamuar si mall i mirë. Në fakt kjo fusnotë sido qe të duket, nuk është ndonjë gjë e madhe që ka ndodhur, nuk i prish shumë punë Kosovës, me ndreq gjë jo se jo ma, por duke analizuar veprimet e deritashme të faktorit politik kosovar, kjo duhet parë si një ushtimë që i zgjon nga gjumi arushat politike të shtetit të ri. Se sa do ti vetëdijesoj është temë tjetër, mirëpo kjo është njëra anë e kësaj çështje që u bë kaq problematike. Ana tjetër e medaljes është se kundërshtari dhe armiku i Kosovës, pra Serbia duhet të bëj një hap përpara drejt BE-së dhe kjo gjë natyrisht është menduar mirë nga dikush në Beograd, pra arkitekti i këtij projekti. Nuk është hera e parë që politika serbe, kur vije puna e interesave të saj, dinë mirë t’ia luaj lojën Kosovës dhe të përfitoj nga BE dhe mekanizmat ndërkombëtar. Duke qenë pakë kohë para zgjedhjeve në Serbi, diplomacia serbe, si shumë herë deri me tani, ja ka luajtur lojën edhe BE-së. Faktori i ashtuquajtur pro-evropian, gjegjësisht partia e Presidentit Serb Boris Tadiç, jo tani por më herët se një vit, kishte përgatitur një planë strategjik, duke i kërkuar BE-së ndihëm që ti fitoj zgjedhjet, ose përndryshe në pushtet do të vijnë forcat radikale, të cilat do lidhen me Rusinë dhe pastaj Evropa nuk mund të ketë bashkëpunim me Serbinë. Si pjesë e këtij plani është fusnota e Thaçit, por nuk është e tëra çka është gatuar për ketë lojë. Serbia është e vetëdijshme se Kosovën nuk mund ta kthej më nën kontroll, e as statusin nuk mund t’ia ndryshoj më kurrë, por tani bëhet fjalë për diçka tjetër, e cila gjë do filloj të dal në shesh pas zgjedhjeve në Serbi. Konkretisht, Veriu i Kosovës është çështja për të cilën e terë problematika qëndron. Në historinë e diplomacisë ndërkombëtare janë paraqitur zakonisht dy qasje në raport me çështjet e caktuara problematike: e para është krijimi i realitet strategjik, i cili edhe paraqet esencën për pikë referimi mbi parimin ndërkombëtar, ndërsa e dyta diplomacia taktike, duke përfituar në kohë, derisa ta krijoj realitetin që i shkon për interes vendit të caktuar. Nëse i hedhim një vështrim pak më të analizuar, çështjes së Veriut të Kosovës, na del se kjo teori po zhvillohet edhe me at pjesë të Kosovës. Derisa po e bën realitet kontrollin ndaj asaj pjese, vet dora e shtetit Serb, organizoj referendumin atje, kuptohet jo hapur, por pa e penguar askush dhe nesër në ndonjë fusnotë me tjetër emër do ta përdor si vullnetin e qytetarëve të asaj pjese. Nuk ka munguar as përkujdesja e dëbimit të shqiptarëve nga ajo pjesë, qoftë duke ua blerë pasurinë banorëve shqiptar apo edhe me dhunë sistematike. Kjo është në përpikëri pika e parë, përderisa luan me kartën tjetër, në diplomacinë e lëshimit kinse pe për çështje të cilat janë bërë realitet tanimë.
Kandidatura e Serbisë për anëtarësim në BE dhe ndihma nga Prishtina
Se a do të pranohet kandidatura e Serbisë për vend kandidat për anëtarësim në BE, nuk paraqet shumë interes për qytetaret e Kosovës, mirëpo Hashimat qeveritar, si duket duhet patjetër ta ndihmojnë vendin fqinj në ketë rrugëtim. Praktikisht për ne si fitoj Tadiçi, si fitoj Nikoliçi, nuk ka asnjë ndikim që mund të thuhet se ky është me ko-operativ dhe i shkon në favor shtetit tonë, pasi që asnjëri nuk do na njohin si shtet. Në ketë kontekst duhet thënë troç, se e terë kjo tollovi mediatike po bëhet sa për ta ndihmuar Tadiçin të fitoj edhe këto zgjedhje. Nuk e di sa a u është mirënjohës Presidenti Serb, por BE dhe Qeveria Thaçi janë duke i shërbyer kësaj kauze, madje me shumë përkushtim. Për Bashkimin Evropian, nuk do të thotë diçka e madhe kjo punë, pasi që edhe ashtu ka çështje më të mëdha për të, siç është kriza ekonomike dhe një serë problemesh me të cilat po përballen vendet anëtare, pra BE don qetësi dhe marrëveshje, kaç, mirëpo Hashimat e qeverisë, nuk e di çka mendojnë. Nuk e di se çka mendon Hashim Thaçi, edhe pse e di se si po vepron. Kjo është e vërteta, së paku ne që e shikojmë nga Brukseli, Hashimi nuk mendon fare, ai vetëm vepron, natyrisht sipas instruksioneve që i vinë nga jashtë. Edhe pse në disa vende të BE nuk e duan fare, ndonjë herë mund të thonë, lere se është bërë “djalë i mirë”, natyrisht deri ti kryen edhe disa punë që i ka përdore.
Nëse presidenti Tadiç ka ditur të përfitoj për vendin e tij nga BE, duke i kërkuar pranimin e vendit kandidat përmes diçkaje shumë pa kuptim, një fusnotë që nuk e di çfarë vlere ka, kur nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje konkrete, e cila detyron sipas ligjeve ndërkombëtare për zbatimin e saj. Pse Hashim Thaçi nuk dinë dhe nuk guxon t’u kërkoj krerëve të BE-së, që të bëjnë presione ndaj pesë vendeve që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, për njohjen e saj. Madje Thaçi e ka shumë më të lehtë se sa Tadiçi, ta luaj ketë kartë, sepse qeveris vendin me minorancë dhe me vota të vjedhura, që i pati pa krejt populli dhe vet përfaqësuesit e BE-së. Kësi soji do mund t’u thoshte se unë nuk kam një shumicë reale dhe nëse nuk më ndihmoni ju, unë do humb zgjedhjet dhe ju nuk do keni më dikë që bënë kaq koncesione sa unë. Dhe kur jemi tek fusha jonë e lojës, shqetësim më i madh është se ne nuk kemi lojtar tjerë që i lëvizin sadopak çështjet në raport me integrimin në BE e as në ndërtimin e një shteti normal. LDK dhe AAK, si parti opozitare nuk dallojnë aspak nga partia e Qeverisë – Hashim Partia. Presioni më i madh ndaj kësaj qeveria është një komunikatë për shtyp, ose ndonjë deklaratë për media e zyrtarëve të këtyre partive, e jo ndonjë propozim konkret për problemet kruciale të vendit. Përderisa aventurat e një njeriu shumë të përfolur për shumë punë jo të mira po vazhdojnë, pas ndonjë akti si ky i fundit me fusnotë, partitë opozitare LDK dhe AAK, po nisen me trok qe ta kritikojnë dhe shpejt heshtin nga një presion i një njeriu mik, Ambasadorit të SHBA-ve Kristofer Dell. Në ketë situatë, të vetmit që po i rezistojnë presionit të jashtëm janë zyrtarët e VETEVENDOSJES, të cilët poashtu pa ndonjë koncept konkret radikalizohen, duke ja rritur rejtingun ndërkombëtar, Kryeministrit Hashim Thaçi, se ai po merr vendime të vështira.
Besëlidhja Tadiç-Thaçi (Borko i Edita)
Pas besëlidhjes së ushtarëve të dy më të mëdhenjve të Serbisë dhe Kosovës, gjegjësisht Borkos nga Beogradi dhe Editës nga Prishtina, rajoni ka nis mu qetësua???
E gjitha kjo që po shohim nuk është gjë tjetër pos një shfaqje teatrale para një auditori joprofesionist, e cila duket shumë e nxehtë, por që pas një muaj do ftohet aq shumë saqë nuk do i fryej më askush. Në fakt shqetësimi im është se kjo fusnotë (fjollë bore e Editues, nuk do shkrihet por do ngrihet), duke e lënë nën hije çështjen e Veriut të Kosovës dhe besa e Tadiçit dhënë Thaçit, nuk shkon larg dhe shihet: zgjedhjet serbe do mbahen edhe në territorin e Kosovës dhe atë me mbështetjen e Beogradit. A i ka kërkuar Hashim Thaçi ndërmjetësuesit të BE-së Robert Kuper që Serbia ta siguroj atë që nuk do bëj një gjë të tillë, burimet nga brenda BE-së pohojnë se jo as që është përmendur diçka e tillë. Një gjë që gjithashtu duhet shpjeguar për qytetarët kosovarë është Terri i Marrëveshjes. Marrëveshje enigmatike apo diçka që rrinë në terr është edhe marrëveshja, sepse nuk thuhet sa kohë do të jetë valide, ku do të regjistrohet, çka bëhet me të nëse Kosova pranohet anëtare në OKB etj etj. Dhe për fund kjo besëlidhje ndonëse nuk, e di se kur do të përfundoj, jam i dyshimit se Kosova është e gatshme ta rrëzoj Thaçin që ta ndal ketë avazo, mirëpo shpresoj që radikalet në Serbi do ta rrëzojnë Tadiçin, me siguri nuk bëhet më keq…